VIDEO/ Rama dhe Meloni marrin vëmendjen e Samitit në Baku. Kryeministri ulet në gjunjë, batuta e përqafime me homologen italiane

Edi Rama dhe Giorgia Meloni kanë tërhequr vëmendjen në Baku të Azerbajxhanit teksa kanë marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Kreu i qeverisë shqiptare është takuar dhe me disa homologë të tij, ku mes tyre dhe me Georgia Melonin, kryeministren italiane, takim i cili ka qenë krejt ndryshe.

Rama kur ka parë Melonin t’i afrohej, është ulur në gjunjë me humor në shenjë përulje dhe më pas mes batutave dhe të qeshurave janë përqafuar të dy. Pamjet janë bërë virale në mediat azere.

Kryeministri ditën e sotme nga Samiti i Klimës kritikoi vendet e mëdha e të fuqishme, që nuk paraqiten në takim dhe nuk bëjnë sa duhet për ndryshimet klimatike.

Samiti i Klimës në Baku është një ngjarje ndërkombëtare e rëndësishme e cila mbledh së bashku liderë botërorë, ekspertë të klimës, përfaqësues të qeverive, organizata ndërkombëtare, dhe aktivistë mjedisorë për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet në lidhje me ndryshimet klimatike.

Ky Samit shërben si një platformë për dialog dhe bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

()


Arena e Lajmit

VIDEO/ Rama dhe Meloni marrin vëmendjen e Samitit në Baku. Kryeministri ulet në gjunjë, batuta e përqafime me homologen italiane

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook