Debatet për “Sterilizimin”/ Niko Peleshi akuza opozitës: Vratë Komisionin Hetimor gjatë natës, për ta qarë ditën në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar të PS=së Niko Peleshi akuzoi opozitën se pengoi punën e komisionit hetimor parlamentar për koncesionet në Shëndetësi.

Peleshi u shpreh se opozita e vrau gjatë natës Komisionin për ta qarë sot gjatë ditës në Kuvend.

“Kjo është seanca e dytë që më shumë se dy orë i kalojmë me gjasme procedurë. Kam përshtypjen se disa prej nesh harrojnë që kur vijmë këtu nuk janë thjesht vetvetja por janë mijëra qytetarë që përfaqësojnë dhe të përdorin mandatin për të marrë për gojë të gjithë Shqipërinë dhe ju duket sikur ju vlen për esapet tuaja elektorale.
Ne e respektojmë në heshtje të drejtën e opozitës që të përdorë këtë foltore, por ka një limit. Po marrim nëpër kembë interesat e qytetarëve të cilët duan të dëgjojnë se çfarë flitet në Komision.
Nëse do dëgjonit qoftë për 10 minuta diskutimet në Komision do kuptohet se cila pale donte të bënte punën dhe kush ishte për ta vrarë atë komsion përgjatë gjithë natës dhe për ta qarë gjatë ditës këtu. Duhet mos ta mbanin me diskutime boshe nëse diskutimi do mbahej me video apo jo. Power point do të thotë ekran laptop i projektuar në mur apo televizor”, tha Peleshi.


Arena e Lajmit

Debatet për “Sterilizimin”/ Niko Peleshi akuza opozitës: Vratë Komisionin Hetimor gjatë natës, për ta qarë ditën në Kuvend

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook