Debati/ “Mos bëj zhurmuesin, keni dështuar me ligj”, Këlliçi-Çuçit: SPAK quan krime intelektuale vjedhjet…

Analisti Fitim Zekthi e cilësoi një dështim total hetimin parlamentar për konçensionet në shëndetësi. Në emisionin “Open” në Neës24, Zekthi tha se ashtu si edhe nga komisionet e mëparshme hetimore, edhe ky komision dështoi.

“Përgjegjësia është e qeverisë, pasi ajo ka shumicën në Komision. Por edhe opozita ka përgjegjësinë e saj sepse është e paqartë. Dihej fati i këtyre komisioneve, pasi PS ua dha që PD të tërhiqej zvarrë”, tha Zekthi.

Por Belind Këlliçi, drejtues politik i PD për Qarkun e Tiranës, tha se komisioni ka zbuluar lidhjet dhe ka gjurmuar paratë, ku kanë shkuar ato.

Debati:

Këlliçi: A e ke ndjekur punën e komisionit? Ata kanë zbardhur kompanitë, kanë gjurmuar paratë, kanë gjetur lidhjet e nipërve dhe mbesave? Do çohen në SPAK gjetjet.

Zekthi: Po shumë mirë do e bëjnë që do i çojnë në SPAK. Po s’mund të ndjekin qytetarët 40 orë debate që zihen PD dhe PS në komision.

Këlliçi: Po pse fajin PD e ka që shkojnë ata të PS dhe zihen?

Zekthi: Fajin e ka politika sepse jemi në një situatë konfliktuale.

Çuçi: Komisionet hetimore parlamentare nuk kanë sjellë ndonjë risi. Pse nuk patët dëshmitarë, të paktën bizneset që morën konçensionet? Kemi një komision që është i destinuar të dështojë, pasi e tillë është rregullorja, që opozitës i duhet konsensusi i mazhorancës, për të thirrur një dëshmitar. Edhe në rastin e inceneratorëve, suksesi është i SPAK, jo i juaji me komisionin hetimor.

Këlliçi: SPAK është zero, kemi depozituar dokumente dhe SPAK nuk bën asnjë hetim proaktiv. SPAK i mbron këta që janë hajdutë dhe thotë se janë krime intelektuale. Ne s’jemi as hetues të BKH as prokurorë, ata duhet të bëjnë hetimet.

Çuçi: Më ler të flas, mos u bëj zhurmues. E gjithë mosbindja e juaj civile u thye në këtë komision, sepse sa herë ju ishit në mosbindje ky komision mblidhej. E dyta ishte një shoë i panevojshëm. Ky komision hetimor nuk u ngrit për shoë me Ilir Beqajn, por për të treguar se ku shkuan paratë. Ju keni dështuar me ligj, për çfarë shkoni në komisione hetimore?


Arena e Lajmit

Debati/ “Mos bëj zhurmuesin, keni dështuar me ligj”, Këlliçi-Çuçit: SPAK quan krime intelektuale vjedhjet…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook