Mazniku në parlament: Bashkitë kanë rritur të ardhurat dhe kanë rritur investimet

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, foli në parlament për reformën territorale të vitit 2015 dhe ndikimin që ajo ka patur në buxhetin dhe të ardhurat e bashkive në Shqipëri.

Mazniku tha se buxheti i këtij viti është 3 herë më i madh se ai i 363 bashkive dhe komunave të para reformës.

“Kemi të bëjmë me një rritje të qenësishme nga 13.1 miliardë lekë që mblidhnin bashkitë në vitin 2014, çka përbënte në atë kohë vetëm 36% të totalit të të ardhurave që bashkitë shpenzonin. Sot jemi në një nivel prej 34.9 miliardë, pra është 3-fishuar sasia e të ardhurave që bashkitë mbledhin dhe sot të ardhurat e bashkive janë 51% e totalit të të ardurat që bashkitë kanë”. – tha Mazniku.

Po ashtu ministri deklaroi se shpenzimet që bashkitë bënin për paga përpara reformës territoriale ishte 70% e buxhetit ndërsa sot vetëm 43%. Po ashtu janë gati dyfishuar edhe investimet për frymë nga 3773 lekë për banor në 6724 lekë.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Mazniku në parlament: Bashkitë kanë rritur të ardhurat dhe kanë rritur investimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook