Misteri mbi ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi, eksperti i sigurisë: Preçizion i lartë, nuk e kanë as punonjësit e policisë…

Në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24 është diskutuar mbi ngjarjen e fundit kriminali të ndodhur në Tiranë, ku mbrëmjen e së mërkurës u ekzekutua me një plumb në kokë, biznesmeni Eduart Reçi.

Fatjon Softa, ekspert i sigurisë, tha se ky ishte atentati i 5-të brenda vitit dhe janë atentate të mirëorganizuara, që kanë porositës dhe ende nuk kemi autorë.

“Një goditje të vetme në distancë, nuk ka gëzhojë në vendin e ngjarjes. Një goditje në kokë, që është realizuar ose me një snajper ose me një pushkë me dylbi optike. Por sigurisht qitësi ka qenë i përgatitur. Mendoj se është një  atentat i kryer nga profesionistë, nuk kemi ato skemat klasike të atentateve. Mendoj se është goditur nga një lloj distance dhe largësie”, tha Softa.

Ai tha se duhet të sekuestrohen kamerat e ambienteve të mundshme që mund të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Softa tha se viktima mund të jetë mbajtur nën vëzhdim për një kohë të gjatë, ndoshta autorët kanë zgjedhur këtë vend, pasi mund të ishte i vetmi ky viktima mund të ketë qenë i ekspozuar.

“Kur ndodhin vrasje të tilla zakonisht qëllohet nga lartësia, çka do të thotë se ose është qëlluar nga çatia, ose është marrë një ambient me qira, për të pasur akses për të hyrë. Është zgjedhur këndi i duhur për të bërë këtë ekzekutim”, tha Softa. Ai tha se as një punonjës policie nuk e ka atë preçizion, pasi duhet të stërvitesh me armën para se të shtiesh.

Ai tha se zona është e favorshme për tu larguar pasi ka dalje të menjëhershme në rrugë. “Ky plan përfshin më shumë se 1 person, minimalisht kemi që person që e ka ndjekur dhe ekzekutuesin”, tha Softa.

 

 


Arena e Lajmit

Misteri mbi ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi, eksperti i sigurisë: Preçizion i lartë, nuk e kanë as punonjësit e policisë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook