Safet Gjici kërkon të kthehet në shtëpi për shkak të problemeve me zemrën dhe diabetin, betohen tre ekspertët. Seanca e radhës më 23 dhjetor

ELBASAN

Gjatë seancës për çështjen “Gjici” tre ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë bërë betimin para Gjykatëses së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Atyre ju është caktuar detyrë:
– të përcaktohet gjendja shëndetësore e të dënuarit Safet Gjici?,
– ⁠amund ta marri trajtimin e nevojshëm mjekësor në kushtet e burgut?,
– ⁠a i rrezikohet jeta nga qëndrimi në izolim?

Ndërkohë ekspertët e IML Tiranë i kanë kërkuar kohë Gjykatës për të përhatitur aktet dhe detyrat e përcatuara nga Gjykata, për këtë arsye seanca e radhës do mbahet në 23 Dhjetor 2024

Ish-kryebashkiaku i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur, ndërkohë aktualisht ai gjendet i hospitalizuar në një spital privat.

Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar. Avokati shprehet se këto problematika Gjici i ka vuajtur edhe më herët, por gjendja e rënduar psikologjike në burg ka rënduar edhe gjendjen e tij shëndetësor.


Arena e Lajmit

Safet Gjici kërkon të kthehet në shtëpi për shkak të problemeve me zemrën dhe diabetin, betohen tre ekspertët. Seanca e radhës më 23 dhjetor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook