“Tallje në kufijtë e torturës”/ Hyri në komision dhe u “përplas” me Zhupën, Beqaj reagon nga qelia: Po më drejtohej si send! Nuk pranoj të më fyejnë edhe pse jo i lirë

Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka reaguar nga qelia në lidhje me atë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në komisionin hetimor të “Sterilizimit”.

Në një moment, Beqaj shihet të hyjë në sallën ku po mbahej mbledhja dhe i drejtohet me gjeste e fjalë deputetes Ina Zhupa, e cila pretendon se ish-ministri e ka kërcënuar ndërsa kryetarja e komisionit Albana Vokshi njoftoi se për një akt të tillë do të njoftohen të gjitha instancat përkatëse.

Beqaj në reagim sqaron se arsyeja që e ka detyruar të hyjë në sallë është mënyrë se si Ina Zhupa po i drejtohej, si të ishte një send, ndërsa shton se nuk pavarësisht se është i paraburgosur nuk pranon të fyhet apo të merret nëpër këmbë.

“Kam shprehur haptazi revoltën time për talljen deri ne kufijtë e torturës qe behej prej me shume se 14 orësh. Nuk kam kërcënuar apo fyer askënd.
Edhe nëse jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejnë dhe te me marrin neper këmbe. Këtë e refuzoj, e kundërshtoj dhe do te vazhdoj ta kundërshtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, te gjithë dëshmitaret kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi janë histori suksesi. Dështimin politik deputetet e opozitës nuk i lejoj ta
përcjellin ne nëpërkëmbje te dinjitetit tim”, shprehet Bweqaj.

Reagimi i plotë:
rej mars 2024 kur eshte miratuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar per koncensionet ne shendetesi, nga deputetet nismetare jam perballur me akuza, fyerje si hajdut, kriminel etj. Kam pritur ne heshtje diten e perballjes ne Komision. Diten e marte jam paraqitur ne oren 10 dhe deri ne oren 19.30 jam penguar te jap deshmine. Eshte penguar te flase edhe avokati im.

Diten e merkure jam paraqitur ne oren 10.30 sipas njoftimit dhe kam pritur deri ne oren 01.40 te dites se enjte. Edhe ne mbledhjet e ketyre dy diteve qe jane publike, me ze dhe figure, jam perballur me akuzat, talljet e fyerjet nga Vokshi, Zhupa, Koreshi dhe Hoti.

Ne ate ore te nates, duke qendruar prane salles se mbledhjes ne pritje per te deshmuar dhe duke ndjekur punimet e komisionit, kam degjuar deputeten Zhupa qe sikur une te isha send kerkonte qe meqe kishte kaluar ora 24 e dates 13 nentor te kthehesha ne qeli pasi sipas saj kjo ishte leja e dhene nga Drejtoria e Burgjeve.

Sipas Kodit te Procedures Penale edhe per nje paraburgosur ne rast marrje ne pyetje apo procesi gjyqesor qendrimi nuk varet nga orari i lejes por kohezgjatja e seances perkatese. Kam hyre ne sallen e mbledhjes vetem nje hap nga dera dhe kam shprehur haptazi revolten time per talljen deri ne kufijte e tortures qe behej prej me shume se 14 oresh. Nuk kam kercenuar apo fyer askend.

I kam treguar i revoltuar deputetes Zhupa se jam aty ne pritje prej ores 10.30. Edhe nese jam i paraburgosur nuk pranoj te me fyejne dhe te me marrin neper kembe. Kete e refuzoj, e kundershtoj dhe do te vazhdoj ta kundershtoj. Ne 8 muaj hetime te komisionit, te gjithe deshmitaret kane provuar qe dy koncensionet objekt hetimi jane histori suksesi. Deshtimin politik deputetet e opozites nuk i lejoj ta percjellin ne neperkembje te dinjitetit tim


Arena e Lajmit

“Tallje në kufijtë e torturës”/ Hyri në komision dhe u “përplas” me Zhupën, Beqaj reagon nga qelia: Po më drejtohej si send! Nuk pranoj të më fyejnë edhe pse jo i lirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook