“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e Sarandës për 25-vjeçarin Fabian K, i cili dyshohet se është anëtari i 3-të i grupit që dy muaj më parë trafikonte 10 pistoleta të tipit “Glock”.
Prokurorja Hava Memko ka lëshuar një urdhër arresti, ndërsa Gjykata caktoi masës e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për 25-vjeparin nga Këlcyra.
Fabian K. u arrestua nga policia e Përmetit dhe u përball paraditen e sotme me Gjykatën e Sarandës, e cila ka rikonfirmuar masën e sigurisë.
Pas marrjes në pyetje, gjyqtari ka vendosur vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, tha se nuk rezulton asnjë rrethanë e re që nuk ishte mbajtur parasysh nga Gjykata më herët në caktimin në mungesë të masës së sigurimit. Fabian K. nuk ka pranuar të japë shpjegime në seancën për vlerësimin e masës së sigurimit.
Whatsapp Image 2024 11 16 At 12.55.52Burime pranë grupit hetimor tregohen të rezervuara për rastin.
Ngjarja
Në 13 shtator, policia e Sarandës, në aksin Kardhiq-Delvinë, ndaloi automjetin tip “Nissan” me targa AA827SV, brenda së cilës gjeti dhe sekuestroi një qese plastmasi ku ndodheshin 10 armë zjarri pistoletë tip “Glock”. Brenda qeses u gjetën dhe sekuestruan gjithashtu edhe tre kuti kartoni me qese plastike të tejdukshme, me mbishkrimet “Hondgun 38050 centerfire pistol cartidges”, ku në brendësi të tyre kishte 150 fishekë me kapsollë të pa goditur, me markirovka të njëjta PPU 380 AUTO. Në mjet u sekuestruan edhe 250 euro.
Policia arrestoi 23-vjecari Klaudio Osmani, punonjës në zjarrfikësen e Këlcyrës dhe 24-vjecarin Mehmet Canaj, të dy banues në Këlcyrë. Pas arrestimit të tyre, policia tha se destinacion i pistoletave ishte Saranda, por pa deklaruar nëse do shiteshin në qytet apo do trafikoheshin drejt Greqisë. Hetimet shtesë çuan në identifikimin e 25-vjecarit Fabian K. si bashkëpunëtor i dy të arrestuarve të parë, por për shkak të sekretit hetimor informacionet lidhur me këtë procedim mbeten të pakta për median.