“Kjo ndeshja më e rëndësishme e grupit”, ish bomberi kuqezi: Na kanë munguar Broja e Gjimshiti, Tuci mund të bëjë edhe më mirë

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, foli në prag të duelit që Shqipëria do të luajë ndaj Çekisë. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “TV Klan”, Bogdani deklaroi

“Kjo është ndeshja më e rëndësishme e grupit. Çekia na vuri në vështirësi në duelin e parë, skuadra jonë këtë ndeshje do e luajë me shumë vrull dhe seriozitet. Kemi përballë një ekip shumë të fortë, në rast fitoreje, marrim kreun e grupit. Në fillim të këtij kompeticioni kemi pasur vështirësi në sulm dhe në mbrojtje. Na kanë munguar Broja dhe Gjimshiti.

Jemi në këto nivele. Tuci në ndeshjen e fundit ka bërë një ndeshje të mira. Mund të luajë akoma më mirë në këtë ndeshje, edhe pse është një ndeshje e vështirë. Kjo është një vitrinë e mirë për të, për të ecur përpara. Ai luan në Çeki dhe i njeh disa prej lojtarëve”, u shpreh Bogdani.


Arena e Lajmit

“Kjo ndeshja më e rëndësishme e grupit”, ish bomberi kuqezi: Na kanë munguar Broja e Gjimshiti, Tuci mund të bëjë edhe më mirë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook