10 persona u arrestuan nga SPAK dhe Policia e Shtetit për drogën që vinte nga Amerika Latine dhe përpunohej në Shqipëri. Organet ligjzbatuese sekuestruan një laborator kokaine në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Operacioni u zhvillua edhe në disa zona të Durrësit e Tiranës ku janë zbuluar vende ku ruhej lënda narkotike.
“Ekspertët” e përpunimit të kokainës kishin ardhur nga vendet e Amerikës Latine.
Të arrestuarit
Aldi Zonja
Geis Fejsullai
Klajd Birçe
Baki Huqi
Geis Sejfullai
Endi Sejdini
Hiwlen Ledezma
Narvaez nga Kolumbia
Joze Ramon Zacarias Vasquez nga Republika Domenikane
Samuel Alfonso Moreno Serrano nga Venezuela
Bilanci i operacionit/ Çfarë u sekuestrua
Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;
6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;
36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);
89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;
22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;
3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Vijon…