“S’kishim asnjë faj”, drejtori teknik i Rumanisë bën ironi: Nuk u ndëshkova kur thirra Angli, Angli!

Drejtori teknik i Federatës Rumune të Futbollit, Mihai Stoichiţă, u ndal të fliste për mediat, për rastin e ndërprerjes së ndeshjes ndaj Kosovës. Mihai u shpreh se përfaqësuesja e Rumanisë nuk kishte asnjë faj, madje ai nuk e kishte problem të bënte edhe ironi.

“Në fund të fundit nuk kisha shumë emocione pasi në shkallët e stadiumit së bashku me ne ishin edhe disa specialistë të UEFA-s dhe ata më siguruan se ne nuk kemi përse të shqetësohemi. Ne nuk kemi asnjë faj për atë që ndodhi.

“Me Kosovën është hera e dytë që na ndodh diçka e tillë, duhet të kemi kujdes në të ardhmen nëse fati na bashkon përsëri rrugët. Unë thërrita ‘Angli, Angli, Angli’, por nuk u ndëshkova”,- tha ai.

(J.S/)

 


Arena e Lajmit

“S’kishim asnjë faj”, drejtori teknik i Rumanisë bën ironi: Nuk u ndëshkova kur thirra Angli, Angli!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook