Takimi me delegacionin qeveritar maqedonas, Shehu: Intensifikim të marrëdhënieve mes KLSH dhe Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut

Intensifikim të marrëdhënieve mes KLSH dhe institucionit homolog të Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut në funksion të ndarjes së eksperiencës për kryerjen e auditimeve cilësore dhe nxitjes së përgjegjshmërisë, transparencës dhe përmirësimit të shërbimeve publike.

Kjo u theksua gjatë takimit të Kryetarit të KLSH, Arben Shehu, me Zv. Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Arben Fetai dhe delegacionin e tij shoqërues, Agim Mahmuti, shef kabineti i Zv. Kryeministrit dhe Bardha Nasufi, këshilltare e kabinetit, si dhe ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në RMV Denion Mejdani.

Kryetari i KLSH-së falenderoi Arben Fetai për vizitën, dhe shprehu vlerësimet më të larta për bashkëpunimin aktual me Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fetai ndau në këtë takim sfidat me të cilat përballen institucionet, duke u ndalur tek rëndësia e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit, si dhe roli i institucioneve në përgjithësi, dhe institucionit suprem të auditimit në veçanti.

Në përfundim të takimit, Kryetari i KLSH dhe zv Kryeministri Fetai shprehën angazhimin e përbashkët për vijueshmërinë e bashkëpunimeve në të ardhmen, të konkretizuara me projekte për fushat prioritare të vlerësuara me rëndësi të veçantë.

Whatsapp Image 2024 11 16 At 13.23.51
Whatsapp Image 2024 11 16 At 13.23.51


Arena e Lajmit

Takimi me delegacionin qeveritar maqedonas, Shehu: Intensifikim të marrëdhënieve mes KLSH dhe Zyrës Shtetërore të Auditimit të Maqedonisë së Veriut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook