“Zaho e ka instiktive krijimin e koktejeve”, Rama zbulon talentin e Zahos shkon në bar dhe përzien pijet! Unë mund t’i përdor vetëm për…

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar talentin e djalit të tij të vogël, Zaho, si barist, por vetë tha se i vetmi koktej që mund të bëjë është ai me bojëra.

Rama tha se Zaho e ka instiktive krijimin e koktejeve, ndërsa bëri batuta duke u shprehur se vetë, setin e koktejit, mund ta përdorë vetëm për të përzier bojëra.

“Unë nuk kam moshë për këto (kokteje), por më kujtohet Zaho. Ai e ka shumë instiktive që shkon atje dhe shkon bën ato përzierje, në çdo rast kur sheh një bar, shkon atje përzihet me ata dhe vjen me koktej.

Mbase një ditë do ta marr dhe t’i bëni një demonstrim se si përdoren këto sepse unë mund t’i përdor vetëm për të përzier bojëra. Unë jam shumë injorant në këtë fushë, nuk është vetëm kjo fushë ku jam injorant, por këtu jam shumë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se bartenderi është hapësirë e re e industrisë së turizmit, jo vetëm djemtë, por edhe vajzat.

“Kjo është një botë komplekse mesa kuptoj, është një hapësirë e re e industrisë së turizmit, jo vetëm djemtë por edhe vajzat mund të gjejnë vendin e tyre.

Nga momenti kur kjo punë bëhet puna e atij që është aty përballë dhe ka certifikimin, nuk është më punë, por është art. Këtë kuptova unë”, tha ai.


Arena e Lajmit

“Zaho e ka instiktive krijimin e koktejeve”, Rama zbulon talentin e Zahos shkon në bar dhe përzien pijet! Unë mund t’i përdor vetëm për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook