Bardhi: Qeveria nuk gjeti asnjëherë fonde në 12 vjet për të garantuar pensione dinjitoze

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, përmes rrjeteve sociale shkruan se Shqipëria është vendi me pensionin minimal ose mesatar më të ulët në Rajon.

Sipas tij, pensionistët shqiptarë përfitojnë në rastin më të mirë një pagesë më pak se gjysma e pagës së pensionistëve në Mal të Zi, Serbi ose Maqedonia e Veriut.

Bardhi thekson se Shqipëria ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, por mbi 500 mijë pensionistë i kanë aktualisht të ardhurat reale më të ulëta se në vitin 2014.

Kreu i deputetëve demokratë shprehet se ndërsa rritja e çmimeve të shportës po ndodh me ritme të shpejta, kjo nuk ka ndodhur në vitet e fundit me masë pensioni.

“Mbi 500 mijë personat që morën pension të lartë në vitin 2023 kishin të ardhura mesatare mujore prej 18 341 lekësh, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, kjo është 26% më shumë se në vitin 2014, ndërsa inflacioni është rreth 34%. Për rrjedhojë, pensioni real ka rënë me të paktën 8% gjatë qeverisjes së Edi Ramës.

Qeveria e korruptuar e Edi Ramës ka para për të paguar për inceneratorët që nuk ekzistojnë, i kushtojnë rrugëve dy herë më shumë se vlera reale, apo për kontratat e koncesionit shëndetësor për shërbime shëndetësore që qytetarët nuk i përfitojnë.

Ndërkohë për pensionistët nuk gjeti asnjëherë fonde gjatë 12 viteve të qeverisjes për të garantuar një pension dinjitoz, një rritje reale dhe të prekshme për të përballuar kostot e rritura të jetesës”, shkruan Bardhi.


Arena e Lajmit

Bardhi: Qeveria nuk gjeti asnjëherë fonde në 12 vjet për të garantuar pensione dinjitoze

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook