Trajneri i Francës, Didier Deschamps doli në konferencë para ndeshjes ndaj Italisë në Nations League.
“Në renditjen e FIFA-s jemi të dytët, jemi gjysmëfinalistë të Kampionatit Europian. Në Ligën e Kombeve vendosa të luanin lojtarët më të rinj dhe sigurisht që nuk shkoi ashtu siç shpresonim”.
“Por ne jemi këtu, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe edhe nëse jemi të kualifikuar e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Do të ketë disa ndryshime në formacion, më duhet të shoh disa lojtarë”- tha ai.
(J.S/)