Mbrëmjen e një premtes një operacion i drejtuar nga SPAK u finalizua me zbulimin e një laboratori kokaine, ndërsa u arrestuan 10 persona, 3 prej të cilëve shtetas të huaj.
Seanca për caktimin e masave të sigurisë do të nisë në GJKKO rreth orës 09:30 të së hënës.
SPAK deklaron se sekuestroi 48 tonë, të tretur në 850 lëkurë të kriposura që ishin importuar në Shqipëri. Për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurë e gjethëve udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar 3 shtetas të huaj, dhe konkretisht kolumbiani Hiulen Narvarez, Joze Vasquez dhe Samuel Serrano nga Venezuela.
Referuar të dhënave shtetasit e huaj bënin ndarjen e lëndës narkotike nga lëkurat e bagëtive.
Në operacionin e drejtuar nga SPAK u përfshi edhe agjenci të huaja, ndërsa ende nuk dihet sasia totale e kokainës, e sjellë përmes lëkurëve të bagëtive në dy ngarkesat, të shtatorit dhe nëntorit.
Referuar hetimeve, ata hapën një kompani për futjen e lëkurëve të gjethëve, duke e regjistruar në emër të një shtetasi që rezulton i paimplikuar në trafik dhe përmes saj futën ngarkesat, të cilat u shpërndanë në dy pika, njëra pak kilometra larg Tiranës.
SPAK e konsideron nivelin e bashkëpunimit me trafikantët e huaj që do të kryenin ekstratimin e kokainës të një niveli të lartë organizimi që do të realizohej me një teknologji të avancuar. Ndërkohë që vendosja e laboratorëve në afërsi të aeroportit dhe të portit të Durrësit u krye me qëllim transportin e shpejtë të kokainës.
Të arrestuarit nga operacioni i SPAK
Shtetas shqiptar:
- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
- Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
- Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
- Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
- Hiëlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
- Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
- Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian