Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka vlerësuar në maksimum sulmuesin e skuadrës, Rafael Leao.
“Rafael Leao u rrit shumë në Kampionatin Evropian, ai luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Francës dhe mendoj se kjo ndeshje e ndihmoi shumë. Sot ai tregoi se çfarë është, një nga lojtarët më të mirë në botë në lojën një kundër një”- tha Martinez për sulmuesin e portugezëve.
(J.S/)