Rinovim dhe pagë stratosferike, Manchester City “josh” Erling Haaland

Erling Haaland ka një kontratë deri në vitin 2027, por në Manchester nuk duan t’i lënë asgjë rastësisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, te City po flitet për rinovimin e tij, madje klubi kampion i Anglisë duket se i ka propozuar norvegjezit një ofertë  500,000 paund (600,000 euro) në javë, ose më shumë se 30 milionë euro në vit.

Një shifër kjo që do ta bënte atë lojtarin më të paguar në Premier League, madje duke kaluar edhe shokun e skuadrës Kevin de Bruyne. Sulmuesi Haaland ka ndihmuar skuadrën e Manchester Cityt në arritjet e objektivave gjatë këtyre viteve, duke u kthyer në një pikë kyçe të skuadrës.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Rinovim dhe pagë stratosferike, Manchester City “josh” Erling Haaland

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook