Shkrimtarja për fëmijë dhe botuesja Rudina Çupi, e ftuar në rubrikën Opinion në News 24 tha se duhet që të kemi agjentë për të përcjellë librin shqip jashtë kufijve të Shqipërisë.
Rudina Çupi u shpreh se duhet që të funksionojë më mirë rrethi i shpërndarjes për librin.
“Agjentët letrarë duhet të jenë me patjetër. Të funksionojë rrethi i shpërndarjes. Unë them se ka botues tepër të mirë që punojnë shumë fort. Ne po sjellim shumë tituj çdo vit dhe ky entuziazëm është shpesh idealist. Nëse ka mbiprodhim botimesh, mund të ketë kolaps në sistem. Kur ka kolaps në shpërndarjen e librit, ai nuk shkon aty ku duhet. Duhet rregulluar sistemi i shpërndarjes së librit”, deklaroi Çupi.
(Arena e Lajmit)