Bonus në fundvit dhe në pranverë për pensionistët, Tabaku: Premtimet nuk reflektohen te buxheti, fatkeqësi të bëhet fushatë me ta

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar premtimet e qeverisë për bonuset e pensionistëve, duke i quajtur ato si një manovër elektorale, pa mbështetje konkrete në buxhetin e vitit 2025.

E ftuar në “Open” në News24, Tabaku theksoi se këto premtime nuk janë të pasqyruara në buxhetin e diskutuar dhe janë pjesë e një fushate për të fituar vota nga pensionistët.

Ajo e cilësoi bonusin një herë në vit si një zgjidhje të përkohshme, duke theksuar se pensionistët janë të prekur nga rritja e çmimeve dhe qëllimi i qeverisë është thjesht përfitimi politik. “Pensionistët janë përdorur për fushatë dhe kjo është tallje,” tha Tabaku, duke shtuar se skema e pensioneve është dështuar dhe kërkon një reformë të qëndrueshme.

Tabaku kërkoi një sistem më të fortë dhe afatgjatë për pensionet, duke theksuar se bonuset nuk mund të zgjidhin problemet e pensionistëve, që kërkojnë mbështetje më të qëndrueshme dhe jo masa të përkohshme.

“Çdo gjë që u deklarua nuk është e shkruar askund. Në buxhetin e 2025-ës asnjë nga deklaratat politike nuk reflektohet. Është ende në kuadrin e një premtimi. Duke qenë se janë para vështirësisë se pensionistët janë shtresa që ka vuajtur më shumë rritjen e çmimeve detyrohen të deklarojnë një fond të veçantë për bonuset. Është fatkeqësi që Shqipëria bën fushatë me pensionistët sot dhe e konsideroj tallje me pensionistët. Rritja e çmimeve ka prekur shtresat më të varfra dhe sot u pranua se skema e pensioneve ka dështuar. Faktori demografik u pranua po ashtu sot dhe skema e pensioneve bëhet kështu një kështjellë rëre që është duke rënë.
Bonusi është vetëm një herë, duhet një skemë e qëndrueshme për pensionet. Ky premtim është elektoral sepse nuk ka ndodhur dy vitet e fundit”, u shpreh ajo.


Arena e Lajmit

Bonus në fundvit dhe në pranverë për pensionistët, Tabaku: Premtimet nuk reflektohen te buxheti, fatkeqësi të bëhet fushatë me ta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook