Deschamps leksion Spalletti-t, e kap mat me…Rabiot, Franca rrëmben kreun

Ishin thuajse perfekt, por Italia bie pikërisht atëherë kur nuk duhej, në xhiron e fundit, me Francën që i thyen brenda në “San Siro” duke i marrë kreun e Grupit A2. Ekipi i Deschamps i ndëshkoi tre herë në goditje standarde, me Rabiot që bëri heroin duke i “çarë” “azzurrët” në zemër të mbrojtjes.

Në minutën e 3-të, gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, me kokë Rabiot realizoi golin e parë. Në të 23-ën, Digne ekzekutoi një goditje dënimi fantastike, i ndihmuar dhe nga një devijim i portierit Vicario dyfishoi shifrat. Italia u kundërpërgjigj shpejt, me një zbritje të bukur në sulm, Dimarco futi në zonë një kros të saktë, me Cambiaso-n që kapi Mike Maignan në kundër kohë duke ngushtuar shifrat në 1-2.

Në fraksionin e dytë, Franca kapi “mat” Italinë në të njëjtën formë, me të njëjtin autor, teksa Rabiot me kokë sigloi shifrat në 1-3.

Fal këtij suksesi, Franca kualifikohet në çerekfinalet e Ligës së Kombeve si kokë grupi në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Italia.

Ne vendin e tretë me 4 pikë e mbyll grupin Belgjika, me “djajtë e kuq” që pësuan një humbje minimal 1-0 në transfertë përballë Izraelit.

()


Arena e Lajmit

Deschamps leksion Spalletti-t, e kap mat me…Rabiot, Franca rrëmben kreun

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook