20 ndeshje radhazi si titullar, Sylvinho ul në stol mesfushorin

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka vendosur të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në radhët e ekipit, duke ulur në stol për herë të dytë që kur drejton kuqezinjtë një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës, Nedim Bajramin.

Lojtari ofensiv ka qenë i paprekshëm për kuqezinjtë që kur drejtimin e mori braziliani, duke luajtur në të 21 ndeshjet në të cilat Silvinjo ka qenë i ulur në pankinën e Shqipërisë. Ai e nisi nga stoli vetëm ndeshjen e parë të trajnerit, atë ndaj Polonisë në Varshavë, duke luajtur në minutat e fundit të saj.

Por më pas, në të 20 ndeshjet pasardhëse, si zyrtare, ashtu edhe miqësore, Bajrami ka qenë gjithmonë në formacionin titullar.

Sot, për herë të dytë në epokën Silvinjo, ai e sheh veten edhe një herë të ulur në stolin e  rezervave, duke shpresuar që fundi i ndeshjes të jetë i ndryshëm nga ai i natës së 27 marsit 2023 në Varshavë kur kuqezinjtë u mposhtën 1-0.


Arena e Lajmit

20 ndeshje radhazi si titullar, Sylvinho ul në stol mesfushorin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook