Arrestohet 53-vjeçari në Baldushk, dyshohet se kreu marrëdhënie me dhunë me 23-vjeçaren

Policia e Tiranës ka arrestuar një 52-vjeçar në fshatin Baldushk.

Burri dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare.

“U ndalua me iniciativë shtetasi Sh. P., 53 vjeç, banues në Baldushk, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 23-vjeçare”, njofton policia.

Në njoftimin e Policisë së Tiranës për ngjarjet e ndodhura në orët e fundit, dje në fshatin Dritaz të Tapizës, një 49-vjeçar dyshohet se është vetëvarur në banesë.

“Më datë 18.11.2024, rreth orës 19:40, në fshatin Dritaz, Tapizë, dyshohet se është vetëvarur në banesë, shtetasi A. C., 49 vjeç”, thuhet në njoftim.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Arrestohet 53-vjeçari në Baldushk, dyshohet se kreu marrëdhënie me dhunë me 23-vjeçaren

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook