Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Demokratike po zhvillon protestë përpara parlamentit të Shqipërisë.
Protesta mbahet kundër miratimit të projekt-buxhetit të vitit 2025 në parlament.
Në protestë janë të pranishëm anëtarët e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë.
Në tubim kanë qenë të pranishëm edhe shumë pensionistë, duke kërkuar që pensionet të rriten me 20 përqind. Siç shihet në foto, ata mbajnë çadra në duar, pasi bien reshje shiu.
Opozita është kundër miratimit të projekt-buxhetit, duke e konsideruar atë “antisocial”.
(Arena e Lajmit)