Gazetarja Tufa zbulon numrin e biletave të shitura për Shqipëri-Ukrainë: Skuadra ka nevojë për tifozët, presioni i kuptueshëm

Shqipëria do të synojë suksesin ndaj Ukrainës, në mënyrë që të jetë në garë për vendin e parë në Nations League. Në prag të këtij takimi që do të mbahet në “Stadiumin Kombëtar”, gazetarja Trevisa Tufa foli për atmosferën dhe pritshmëritë për kuqezinjtë.

Trevisa përshëndetje, si është atmosfera, ka nisur të futen tifozët në stadium?

Atmosfera është shumë e mirë, pavarësisht kushteve atmosferike. FSHF, në ndeshjen ndaj Ukrainës, kishte menduar të organizonte diçka tjetër, por ka vendosur që të mbajë një minutë heshtjen për 14-vjeçarin Martin Cani, i cili ditën e djeshme humbi jetën pranë shkollës “Fan Noli”.

Ndaj Çekisë, stadiumi ishte “Sold Out”, po ndaj Ukrainës janë shitur të gjithë biletat, kemi një nr të konfirmuar?

Aktualisht janë shitur 21 mijë bileta. Kanë mbetur vetëm 50 në dispozicion. Sonte është një ndeshje e rëndësishme dhe është e nevojshme prezenca e tifozëve.

E ke ndjekur kombëtaren nga pranë në çdo seancë stërvitore, si ka qenë atmosfera këto ditë, ndihet realisht pesha e një finaleje?

Të luash për kombin tënd ka një peshë të madhe. Duhet të japësh maksimumin që të nderosh kombin. Ka patur presion, pasi jo gjithçka varet nga ne, por edhe nga ndeshja Çeki-Gjeorgji.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Gazetarja Tufa zbulon numrin e biletave të shitura për Shqipëri-Ukrainë: Skuadra ka nevojë për tifozët, presioni i kuptueshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook