Me 4 fitore dhe 2 barazime, 14 pikë në total, Portugalia kalon si kokë grupi në çerekfinalet e Ligës së Kombeve. Kjo ishte një sfidë që nuk kishte asnjë rëndësi për luzitanët, por nga ana tjetër, Kroacisë i duhej me çdo kusht një pikë, për të shmangur çdo skenar të padëshiruar.
Joao Felix kaloi Portugalinë në avantazh, ndërsa në pjesën e dytë ishte Gvardiol që barazoi rezultatin në 1-1, një pikë e çmuar që i dhuron ekipin ballkanas një biletë për në fazën çerekfinale.
Në pjesën e dytë, Kroacia ishte e fokusuar jo vetëm të gjente rrugën e rrjetës, por në të njëjtën kohë po shihni edhe sfidën tjetër të këtij grupi, Poloni-Skoci, fakt që e pranoi edhe kapiteni Luka Modric:
“Po, e vërtetë, e ndoqëm pak, mbi të gjitha në fund. Në pushimin e pjesëve e dinim që Polonia po humbiste, ishim të detyruar të shënim një gol. Nuk donim të ishim të varur nga ndeshja tjetër, mund të ndodhte çdo gjë. Gjithsesi, e rëndësishme është që kaluam më tej”, u shpreh Modric.
Me tetë pikë, Kroacia shkon në çerekfinale, ndërsa Skocia me 7 pikë shkon në play-off. Polonia zbret në Ligën B.
()