“Nga hajdutë pulash u futën në Parlament”/ Protesta para Kuvendit: Pensionistët janë faktor, jo viktima

Para Kuvendit po zhvillohet një protestë e thirrur nga opozita, ndërsa Kuvendi po diskuton në parim projektbuxhetin 2025.

Në protestë po flasin qytetarë, mes tyre edhe pensionistë, që kërkojnë rritjen e pensioneve pasi nuk e përballojnë dot jetesën.

“Ne jemi 800 mijë pensionistë,  jemi faktorë nuk  jemi viktima. Sikur të gjithë ne të bashkohemi bashkë dhe asnjë tjetër mos bashkohet, ne i marrim zvarrë dhe i nxjerrim jashtë nga Kryeministria.

Vetëm Mali i i Zi e ka mesataren e pensionit 450 euro, ne 183 euro. Ne jemi të fundit. Të mblidhemi të gjithë pensionistët, të nxjerrim nga zyrat ato palaçot, ne jemi më të fortë, nga hajdutë pulash u futën në parlament”, tha një nga pjesëmarrësit në protestë që u prezantua si pensionist nga Kurbini.


Arena e Lajmit

“Nga hajdutë pulash u futën në Parlament”/ Protesta para Kuvendit: Pensionistët janë faktor, jo viktima

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook