Skandali i ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë vazhdon të jetë një nga temat më të rëndësishme. Së fundmi, Presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Răzvan Burleanu, në një intervistë për “gsp.ro”, tregoi këndvështrimin e tij. Burleanu tha se lojtarët dardanët nuk donin të ktheheshin në fushë, pavarësisht presionit të Federatës së Kosovës.
“Ne besojmë vërtet se ky ishte një plan i lojtarëve. Ne nga dialogu me ta ndiejmë se përfaqësuesit e Federatës donin që loja të vazhdonte sepse ata i dinin mjaft mirë rreziqet. Rreziku nuk është vetëm humbja e lojës, 3:0. Në futboll, duke e lënë fushën konsiderohet si një element që duhet ndëshkuar shumë ashpër. Një perspektivë të tillë e presim nga UEFA për këtë rast.
Në fillim të lojës, objektiv i tyre ishte një, ta fitonin ndeshjen dhe ta rifitonin epërsinë pas fitores sonë 3:0 në Prishtinë. Në pjesën e dytë, duke e parë që kjo nuk është e mundur, mendoj se u aktivizua ky skenar, ai i të bërit gjithçka për ta ndërprerë lojën. Përfshirja e incidentit në minutën e 93-të e konfirmon këtë këndvështrim dhe gjithashtu provokimin e tifozëve tanë.”
“Sot e kemi datën e fundit për ta dërguar versionin tonë të mbrojtjes, kosovarët po ashtu. Ne presim që ta marrim vendimin në ditët në vazhdim. Ne kemi besim të madh se do të jemi dëshmitarë të vetëm një vendimi dhe nuk mund të ekzistojë tjetër pos fitores së Rumanisë. Dialogu i tërë që u zhvillua mes meje dhe drejtuesve të Federatës kosovare ishte që loja duhej të mbyllej në fushën e blertë pa marrë parasysh rezultatit.
“Situata është mjaft e thjeshtë për t’u interpretuar. Mbi të gjitha, ajo çfarë diskutuam në ditën e organizimit të lojës ishte se thirrjet si: ‘Kosova është Serbi’ nuk ishin thirrje që do t’i thyenin rregullat e racizmit. Është thjeshtë një thirrje politike. Tifozët tanë, në këtë rast, e kënduan atë në minutat 9-293. Mendoj se ishim një model real se si do të duhej të na prisnin kosovarët në Prishtinë”- tha ai.
(J.S/)