TIRANË
Zbardhet itinerari i autorëve të vrasjes së Klajdi Prendit. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “” se dyshohet se në atentat kanë marrë pjesë 3 persona të cilët kanë qenë në një automjet tip “Audi A4” ngjyrë gri me portobagazh. Mësohet se ka qëlluar vetëm një prej tyre nga pjesa e pasme e makinës me pistoletë me silenciator.
Klajdi Prendi sa kishte hipur në makinë pasi kishte dale nga bar artisti. Autorët kur janë larguar janë kthyer te kthesa e “Venue”, kanë dalë te Rrethi i Shkozës dhe kanë djegur makinën në Farkë afër liqenit. Në këtë zonë dyshohet se i ka pritur një automjet tjetër me të cilin janë larguar.