Aksidentet në Rrugën e Arbrit, banorët: Është rrugë vdekje! Në 2 kilometra, 5 viktima

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në segmentin e rrugës së Arbrit në Gjoricë të Bulqizës, që kur kjo rrugë është hapur për qarkullimin e automjeteve.

Aksidenti më i fundit ka qenë ai i datës 15 Nëntor teksa 60 vjeçari Femi Leka po shkonte të bënte roje tek mjetet e firmës që ndërton lotin e tretë të rrugës së Arbrit, ku ndodhen në zallin e Bulqizës.

60-vjeçari u përplas për vdekje nga një automjet, i cili ende nuk është identifikuar nga policia. Ndërkohë, banorët e Gjoricës theksojnë se Femi Leka po shkonte në punë kur është goditur nga makina në orët e natës. Banorët shprehen se në dy kilometra rrugë janë shënuar mbi 5 viktima nga aksidentet.

Nga ana tjetër, banorët thonë se janë gëzuar kur është hapur rruga, por më shumë kanë qarë se sa kanë qeshur prej saj, pasi kanë humbur jetën 5 banorë. Ata e konsiderojnë këtë aks si jashtë çdo standardi, pasi mungon siguria e kalimit të banorëve nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Për shkak të rrezikshmërisë së madhe të kësaj rruge, banorët sugjerojnë që përveç mbikalimeve të bëhet edhe me ndriçim.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Aksidentet në Rrugën e Arbrit, banorët: Është rrugë vdekje! Në 2 kilometra, 5 viktima

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook