Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Ndodhet në spital privat, ende nuk është marrë në pyetje autori

Policia ka konfirmuar për News24 se autori i vrasjes së 14-vjeçarit, Martin Cani, Mario Perlleshaj ende nuk është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Sipas policisë të miturit i është komunikuar vetëm masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit dhe nuk është marrë në pyetje pasi duhet të dalë nga spitali. Sipas policisë ka rregulla të posaçme për pyetjen e të miturit dhe dëshmia nuk mund të merret në spital.

14-vjeçari ndodhet ende në spital pasi ka dëmtuar më thikën e tij ligamentet e dorës gjatë konfliktit. Sipas policisë të miturit i janë marrë disa të dhëna në moment të parë pas ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, që lejohet nga kodi procedurës.

Por sipas policisë ato nuk mund të përdoren, janë vetëm orientuese në zbardhjen paraprake të ngjarjes.


Arena e Lajmit

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Ndodhet në spital privat, ende nuk është marrë në pyetje autori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook