Buxheti 2025/ PL prezanton amendamentet! Rritje e pensioneve 6.8 përqind, rritje e pagave 6.2 përqind

Partia e Lirisë ka prezantuar amendamentet për buxhetin e vitit 2025. Sipas PL-së, me amendamentet e saj, buxheti 2025 do të ketë rritje të pensioneve me 6.8 përqind, rritje të pagave me 6.2 përqind, rritje të ndihmës ekonomike 20 përqind.

“Partia e Lirisë mbështet shpërndarjen e fondeve buxhetore të orientuar nga parimi i përfitimit gjithpërfshirëse të rritjes ekonomike”, thuhet në prezantim.

Amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin 2025 të prezantuara nga Tedi Blushi dhe Prof. Petraq Milo:

Rritje të pensioneve 6,8%

Rritje të pagave 6.2%

Rritje të ndihmës ekonomike 20%

Anulim të pagesave për inceneratorin e Tiranës dhe për PPP-të korruptive

Partisë e Lirisë mbështet shpërndarjen e fondeve buxhetore të orientuar nga parimi i përfitimit gjithpërfshirëse të rritjes ekonomike.

Ky parim kombinon përfitimin nga rritja ekonomike te rritjes se kujdesit social per te qene perfitues te gjitha shtresat si dhe te mbeshtetjes se rritjes ekonomike.

Partia e Lirise se propozimet e saj synon se pari mbrojtjen e familjeve dhe shtresat sociale më në nevojë per te rrujatur nivelin e tyre te jeteses si dhe rritjen e buxhetit per sektore si arsimi, shendetesia dhe buqesia, duke propozuar :

     Të parashikohet rritja e pagave duke filluar nga 1 Janari i vitit 2025 në nivelin 6.2% i barabarte me nivelin e pritshëm të inflacionit për vitin 2024 ne 2.3% dhe rritjen ekonomike në nivelin 3.8% me një efekt për periudhën vjetore në 7.9 miliard lekë

     Të parashikohet rritja e pensioneve duke filluar nga 1 Janari i vitit 2025, në nivelin 6.8% e barabarte me nivelin e pritshëm të inflacionit te artikujve ushqimore ne 2.8% si dhe rritjen ekonomike te parashikuat te vitit 2024, me një efekt për periudhën vjetore në 17.8 miliard lekë, ose një efekt shtesë neto në 16.2 miliard lekë duke marrë nëkonsideratëparashikimin e rritjes për 1.6 miliard lekë në projekt buxhetin e propozuar

     Të parashikohet rritja e ndihmës ekonomike, paaftesisëdhe papunësisë në masën 20 % mbi atë që është planifikuar me një efekt vjetor në 5.6miliard lekë

     Të parashikohet rritje në 10% të buxhetit të Ministrisë së Arsimit mbi rritjene planifikuar te draft buxhetit te paraqitur, me një efekt shtesë në 6.2 miliard lekë, me qellim kryesor rritjen e investimeve per Ministrine e Arsimit si dhe rritjen e fondeve per Kerkim Shkencor

     Të parashikohet një rritje në 10% të buxhetit tëMinistrisë sëShëndetësisë mbi rritjen e planifikuar te draft buxhetit te paraqitur me menjë fond shtesë në 8.0 miliard lekë

     Të parashikohet një rritje në 10% të buxhetit të Ministrisë së Bujqesise mbi rritjen e planifikuar të draft buxhetit te paraqitur menjë fond shtesë në 1.5 miliard lekë

Efekti total i këtyre masave është 45.3 miliard lekë.

Propozimet për të mbuluar këtë shtesa te propozuara ë në buxhetin e vitit 2025 pa prekur nivelin e deficitit buxhetor, janë si më poshtë.

     Shkurtimi në 10% të investimeve me financim të brendëshëm menjë efekt vjetor në 11.2miliard lekë.

     Shkurtimin në 5% të shpenzimeve operative, duke përmirësuar administrimin financiar të kesaj kategorie te shpenzimeve me një efekt në3.4miliard lekë

     Uljen e nivelit te informalitetit te deklarimit te pagave ne masen 10% me efekt rritjen e kontributeve shoqerore dhe shëndetësore me një efekt vjetor shtesë te te ardhurave në masën 16.9miliard lekë

     Ne uljen e perjashtimeve tatimore (shpenzimeve tatimore) jo efektive nga pikpamja ekonomike dhe sociale në nivelin 5% me një efekt shtese te te ardhurave në 6.3 miliard lekë

     Nga rritja e të ardhurave për periudhën vjetore nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga rritja e pagave me efekt rreth 2.2 miliard lekë

     Nga anullimi i koncensionit me financim buxhetor te portit te jahteve Orikum me efekt 0.96 miliard lekë

     Nga anullimi i koncensionit me financim buxhetor te kontrollit te check – up me efekt 0.88 miliard lekë

     Nga anullimi i koncensionit me financim buxhetor per instrumentat sterilizues kirurgjikal me efekt 1.90 miliard

     Nga anullimi i koncensionit me financim buxhetor te inceratorit te Tiranes me efekt 1.27  miliard lekë

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Buxheti 2025/ PL prezanton amendamentet! Rritje e pensioneve 6.8 përqind, rritje e pagave 6.2 përqind

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook