Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose pret në takim ambasadorin britanik: Shqipëria po ecën drejt një sistemi penitenciar modern dhe gjithëpërfshirës

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose lajmëron në rrjetin social “Facebook” se ka zhvilluar në ambientet e Drejtorisë të Përgjithshme të Burgjeve një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott.

Qose shprehet se vuri në dijeni ambasadorin britanik se Shqipëria po ecën drejt një sistemi penitenciar modern dhe gjithëpërfshirës. “Falenderoj Ambasadorin z. Abbott për angazhimin e tij dhe partneritetin e fortë mes dy vendeve tona. Jemi të bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë të sjellë ndryshime të prekshme dhe të dobishme për sistemin tonë penitenciar”, shkruan Qose.

Postimi i drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose:

Sot, pata kënaqësinë të pres në ambientet e Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧, Shkëlqesinë e tij, Nicholas Abbott. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar mbi arritjet dhe sfidat në kuadër të bashkëpunimit tonë dypalësh në fushën e sistemit penitenciar.

🤝 Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar  🇬🇧  ka sjellë ndryshime thelbësore për ne, veçanërisht në përmirësimin e burimeve njerëzore, infrastrukturës dhe logjistikës.

💡 Po ashtu, diskutuam mbi projekte të reja, si implementimi i video call konferencës mes IEVP dhe gjykatave, që do të ndihmojnë në uljen e rrezikshmërisë nga të dënuarit dhe uljen e kostove në burime njerëzore.

📌 Theksova se Shqipëria  🇦🇱  po ecën drejt një sistemi penitenciar modern dhe gjithëpërfshirës, i cili jo vetëm sjell sigurinë, por edhe rehabiliton dhe riintegron të dënuarit.

🤝 Falenderoj Ambasadorin z. Abbott për angazhimin e tij dhe partneritetin e fortë mes dy vendeve tona  🇦🇱🤝🇬🇧. Jemi të bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë të sjellë ndryshime të prekshme dhe të dobishme për sistemin tonë penitenciar.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose pret në takim ambasadorin britanik: Shqipëria po ecën drejt një sistemi penitenciar modern dhe gjithëpërfshirës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook