“Nëse je nxënës shembullor  bullizohesh”, Pampuri: Kjo shoqëri do një rregullator

Deputetja e PD Oriola Pampuri, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka deklaruar se mund të bëhej edhe ajo pjesë e protestës që u mbajt sot pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, por nuk donte të politizonte tubimin me prezencën e saj si deputete.

Ajo tha se tubimet apo protestat nuk kanë pse të thirren nga politika, duhet të jenë vetë qytetarët që duhet të reagojnë.

Deputetja tha se ngjarja ka shkaktuar një dhimdje të jashtëzakonshme për familjen.

“Shoh një shoqëri që nëse je një nxënës që studion dhe shoqërohesh i qetë, bullizohesh. Në këtë shoqëri nuk dinë më fëmijët se si të sillen. Nis bullizimi nga rrjetet sociale.

Kjo shoqëri do një rregullator ta sjellë në shina”, tha Pampuri.

 


Arena e Lajmit

“Nëse je nxënës shembullor  bullizohesh”, Pampuri: Kjo shoqëri do një rregullator

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook