Propoganda e rindërtimit, drama e familjeve që jetojnë ende në kontejnerë/ Lutjet e qytetares për t’i ndërtuar një banesë 5 vjet nga tërmeti

Emisioni Vetting ka trajtuar sot procesin e rindërtimit, i nisur pas tërhetit të 26 nëntorit 2019 dhe i pompuar nga Qeveria se do të përfundonte brenda një kohe të shkurtër. Por 5 vjet nga ky tërmet, ka ende qytetarë e familje, madje me fëmijë të vegjël, që jetojnë në kontejnerë, një pjesë e të cilëve janë dhuruar nga organizatat e ndryshme joqeveritare, apo nga përfaqësitë fetare.

Have Lleshaj është një nga qytetaret, që bashkë me familjen jetojnë në kontejnerin që i ka dhënë Kisha, ndërsa pas 5 vjetësh i lutet institucioneve ti ndërtojnë një banesë, apo ti sigurojnë strehim normal, për të rritur fëmijët e saj

Më 26 nëntor 2019, një tërmet i fuqishëm goditi shqipërinë duke lënë pas 51 viktima, rreth 3 mijë të plagosur dhe mijëra të pastrehë.

Autoritet shtetërore u angazhuan në aksione intensive për të strehuar fillimisht çdo banorë, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.

Ish-ministrja Olta xhacka do të shprehej se “ 2020 do të jetë definitivisht viti i ndërtimit. Jemi të angazhuar për të bërë të gjithë faktorët bashkë, Qeverinë, pushtetin vendorë edhe qytetarët që proçesi i rindërtimit, pavarësisht nga problematikat që duhen kapërcyer  nga procedurat, po bëjmë çmos ti ndërtojmë sa më shpejtë”.

Whatsapp Image 2024 11 21 At 19.46.36 (2)
Whatsapp Image 2024 11 21 At 19.46.36 (2)

Qindra kontenierë u vendosen nëpër fshatra e qytete ku tërmeti kishte shkaktuar dëme. Zyrtarët e lartë thanë se kontenierët do të ishin një zgjidhje e përkohshme.  Shumë prej atyre që jetuan disa ditë javë apo muaj u transferuan nëpër banesa me qera. Por për shumë prej tyre kontenieri do të mbetej e vetmja strehë deri sot.

Have Lleshaj bashkë me fëmijët e saj dhe bashkëshortin jeton në këtë kontenier prej pesë vitesh.

“Ishte një natë shumë e tmerrshme, kur dëgjuam se po binte tërmet. Në momentin që donin të hapnim dyert, dyert nuk u hapeshin. Dhe unë që isha edhe vetë shtatzanë e kam përjetuar shumë keq. Ndoshta si një traume më ka mbetur, sa dëgjoj një zhurmë ulëras për të iku, ose marrë fëmijët për të dalë jashtë. Por ne jemi shumë bukur, kur kujtojmë se në Thumanë shumë njerëz, kanë vdekur duke mbutuar nën rrënoja. Por mirë falë zotit ne jemi shëndosh e mirë”, shprehet Have Lleshaj.

Konteneri është i vendosur afër banesës së saj të dëmtuar nga tërmeti. Ajo thotë se gjatë ditës qëndron bashkë me fëmijët brenda mureve të shkatërruara sepse hapësira në kontenier është e pamjaftueshme, në vapën e verës e pabanueshme dhe në dimrin e ftohtë gjtihashtu. Lleshaj shton se  “Bashkia na ka thënë të mos hymë brenda. Nuk kam ku të vete tjetër, nuk kam ku të gatuaj.  Të marrë gazin ta vendos jashtë, nuk bën. Këtu është një hapësirë e vogël”, shprehet qytetarja.

Have Lleshaj nuk është e vetmja që vazhdon të jetojë në kontenier prej pesë vitesh. Por ka një ndryshim nga të tjerë sepse betëja e saj prej pesë vitesh është e ndryshme më e vështirë sepse njëri prej fëmijëve të saj ka probleme kronike shëndetësore.

Arlind Qori, kryetar i Lëvizjes Bashkë, thekson se “ka ende qytetarë që nuk kanë bonus qiraje, janë në rrugë, dhe do të ishte detyrim bazik I shtetit për dëmin e shkaktuar nga tërmeti  dhe jo vetëm nga tërmeti, që këta qytetarë t’i kthehen normlitetit një orë e më përpara”.

Nuk është fjala për disa kushte që mungojnë as për disa vështirësi në përballimin e jetesës, është fjala për histori mbijetesë në kufijtë e të pamundurës. Sepse, Hava Lleshaj, thotë se nuk ka asnjë ndihmë nga shteti, as bonus, as mbështetje sociale.

Have Lleshaj ka ende shpresë dhe vazhdon ti lutet dëshpërimisht institucioneve për ti  ndërtuar shtëpinë e premtuar.

Whatsapp Image 2024 11 21 At 19.46.36 (1)
Whatsapp Image 2024 11 21 At 19.46.36 (1)

“ S’kemi pasur mundësi të ikim në tjetër vend, shyqyr që një kishë na ka dhuruar këtë kontejnier e jetojmë në të.

Dhe asgjë, nga shteti nuk kemi marrë, akoma asnjë gjë. Shpresoj dhe uroj ta marrim dhe ta ndërtojmë  këtë shtëpi, pasi se di si do jetojmë më gjatë. Kërkesa më e madhe është të mi japin ato lekë, të ndërtoj shtëpinë e të fus fëmijët brenda. Dhe shpresoj të bëhet diçka më mirë, për fëmijët që janë me sëmundje kronike  sikurse është vajza ime. Kjo shtëpi do të ndërtohet sërish nga fillimi. Na kanë thënë që do I marrim por deri tani nuk na kanë thënë një afat”, shprehet qytetarja.

Drama përsëritet në personazhe të tjerë, viktima të goditjes natyrore nga tërmeti por më shumë viktima të braktisjes nga shteti. Padyshim ka shumë prej tyre që kanë hyrë në banesat e reja të ndërtuara nga shteti. Por a janë në çdo rast banesat e premtuara?

 


Arena e Lajmit

Propoganda e rindërtimit, drama e familjeve që jetojnë ende në kontejnerë/ Lutjet e qytetares për t’i ndërtuar një banesë 5 vjet nga tërmeti

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook