Tirana po bëhet gati për “Paradën e Shqiptarëve” që do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” më datë 28 nëntor.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar foto nga përgatitjet në kryeqytet, ku momumenti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut është bërë gati për festën e shqiptarëve. Ai i ka bërë ftesë të gjithë qytetarëve të mos mungojnë në festën e madhe në bulevard.
“Ne po bëhemi gati për “Paradën e Shqiptarëve”! Edhe pak ditë na ndajnë nga 28 Nëntori, ndërsa monumenti i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu është gati për festën e shqiptarëve.
Shihemi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”– të gjithë bashkë, mos mungoni”, shkruan Veliaj.