Ministri Vengu takim në Pentagon, zbardhen detaje nga diskutimet

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot një takim në Pentagon, Washington D.C, me nënsekretaren e Mbrojtjes për Politikat, Amanda Dory.

Siguria dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes SHBA-ve dhe Shqipërisë në funksion të agjendës së NATO-s, ishin disa nga temat e diskutimit.

Në kontekstin ku qeveria shqiptare po dedikon buxhetin më të konsiderueshëm të dy dekadave të fundit për mbrojtjen dhe sigurinë, Vengu theksoi se është e rëndësishme të bashkërendohen veprimet me aleatin strategjik për modernizim, zhvillim kapacitetesh, misione, mbrojtje kibernetike, dhe dinamikat e sigurisë në rajonin e Ballkanit.

“Biseduam gjithashtu për financimin e huaj ushtarak nga pala amerikane, për një modernizim gjithëpërfshirës të kapaciteteve të mbrojtjes të Forcave tona të Armatosura, duke e ndërlidhur dhe me prioritetin e qeverisë shqiptare për rijetëzimin e industrisë tonë ushtarake”, bëri të ditur Vengu.

Vengu nënvizoi se Shqipëria qëndron e palëkundur në përmbushjen e objektivave të NATO-s, duke forcuar kapacitetet kombëtare dhe duke kontribuar në sigurinë euroatlantike, krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Arena e Lajmit

Ministri Vengu takim në Pentagon, zbardhen detaje nga diskutimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook