Në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, arrestohet 27-vjeçari në Fier, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Një 27-vjeçar, shtetas i Kosovës, është vënë në pranga nga policia e Fierit.

Blutë njoftojnë se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po punohet për ekstradimin e  tij drejt Kosovës.

Njoftimi:

DVP Fier/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër, operacioni i koduar “Fratar”.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasi E. M., 27 vjeç, banues në fshatin Gadurovë, Mallakastër.

Ky shtetas u kap në fshatin Fratar, pas një pune operative nga shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Pejës, më datë 30.10.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 27-vjeçarit.


Arena e Lajmit

Në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, arrestohet 27-vjeçari në Fier, pritet ekstradimi drejt Kosovës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook