Reshjet me intensitet të lartë përfshijnë Elbasanin, përmbyten rrugë dhe garazhe

Reshjet me intensitet të lartë që po bien që prej orës 18:00 në qytetin e Elbasanit dhe kudo në të shtatë bashkitë e këtij qarku kanë krijuar probleme sidomos në qarkullimin e këmbësorëve dhe të automjeteve në disa prej rrugëve kryesore në zonat urbane ne të cilat kanë vërshuar sasi jashtëzakonisht të mëdha uji.

Prurjet për shkak të reshjeve të dendura janë tepër të mëdha dhe kolektorët nuk mund të përballojnë sasi të jashtëzakonshme uji. Për pasojë janë përmbytur disa segmente rrugore dhe disa garazhe ne zona të ndryshme të qytetit të Elbasanit

Edhe disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas janë tepër problematike.

Në disa segmente ka përmbytje. Në disa të tjera si në Labinot Fushë, Kthesat e Murrashit, Pishkak dhe të tjera janë mbushur me inerte te sjella nga dalja nga shtrati i përrejve malorë si dhe rënia e gurëve dhe masiveve të dherave nga lartësitë.

Ndërkohë shërbimet e policisë rrugore janë vendosur në të gjitha segmentet problematike dhe përdoruesit e rrugës Tiranë -Korçë këshillohen të evitojnë qarkullimin gjatë natës së të premtes pasi rreziku nga kushtet atmosferike është i madh.


Arena e Lajmit

Reshjet me intensitet të lartë përfshijnë Elbasanin, përmbyten rrugë dhe garazhe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook