“Trafiku detar është paralizuar”/ Gazetari nga Vlora: Rreziku i përmbytjeve tepër i lartë, deti jashtë gjirit shkon deri në 8 ballë

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë vendin tonë, ndërsa është paralajmëruar për një situatë më të rëndë të motit në disa zona të Shqipërisë.

Gazetari Enrik Mehmeti, në një lidhje live me News 24 nga Vlora tha se në qytetin bregdetar, “trafiku detar është paralizuar”. Më tej, gazetari u shpreh se rreziku i përmbytjeve është tepër i lartë. Ai shtoi se deti jashtë gjirit ka një fuqi deri në tetë ballë.

Enrik Mehmeti: Në Vlorë kanë nisur reshjet e shiut. Situata në det është problematike. Trafiku detar është paralizuar. Deti jashtë gjirit shkon deri në 8 ballë. Rreziku i përmbytjeve është tepër i lartë.

Shumë akse rrugore krijojnë probleme kur bien reshje të shumta. Deri tani nuk ka shqetësime, ndërsa do shohim në vazhdimësi si do të shkojë situata. Edhe në Pyllin e Sodës mund të kemi probleme me rënie pemësh. Vlora u përfshi nga përmbytjet disa kohë më parë e shpresojmë që ajo situatë mos të përsëritet.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

“Trafiku detar është paralizuar”/ Gazetari nga Vlora: Rreziku i përmbytjeve tepër i lartë, deti jashtë gjirit shkon deri në 8 ballë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook