Janë publikuar fotot e Shkëlqim dhe Florjan Dukës të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se vranë biznesmenin Eduart Reçi.
Shkëlqim Duka (djathtas) është efektiv policie, me detyre oficer i policisë gjyqësore (OPGJ) tek komisariati nr.2 në Tiranë, ndërsa majtas paraqitet vëllai i tij, Florjan Duka.
Siç njoftoi dhe më herët policia, Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakordësim edhe me persona të tjerë kufitar me pronën e biznesmenit. Këtu ka lindur dhe konflikti mes tij dhe dy vëllezërve Duka të cilët kanë pasur përplasje mbi pronësinë e tokës ku do të zhvillohej objekti, dhe kanë vendosur të ekzekutojnë biznesmenin.
Pas hetimeve të kryera është bërë e mundur zbardhja e ngjarës dhe tashmë dy vëllezërit, kanë rënë në prangat e policisë.