“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030”/ Rama vijon turin e diasporës, mban sot takim me shqiptarët në Londër

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Londër ku do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në Britani.

Vizita nis në orën 13:00 dhe vjen në kuadër të turit të kreut të qeverisë në diasporë dhe zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Më parë kryeministri Rama ka zhvilluar takime me shqiptarë të cilët jetojnë në Itali, ka vizituar dy herë Greqinë ku mbajti takime në Athinë dhe Selanik, si dhe një takim është zhvilluar me shqiptarët që jetojnë në SHBA.

“Radha e takimit me shqiptarët e Britanisë së Madhe, në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale, ku ndau edhe posterin: Krenar për Shqipërinë.

Rama Ne Londer
Rama Ne Londer


Arena e Lajmit

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030”/ Rama vijon turin e diasporës, mban sot takim me shqiptarët në Londër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook