“Shoferi që më solli këtu ka ardhur me kamion në Londër”, Rama: Ish-ministrja britanike na quajti pushtues! Ju jeni kontributor

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Londër, në kuadër të turit të takimeve që po mban me shqiptarët që janë jashtë vendit.

“Përpara disa ditësh këtu erdhi për një takim partia tjetër, ajo parti që nxit të tilla akte anti-shqiptare ne tokë të huaj dhe kishin çuar një ftesë për ambasadorin tonë, i cili ktheu përgjigje se ishte i gatshëm të shkonte në takim dhe ata nuk u bënë më të gjallë.
E mbani mend një ish- ministre të brendshme që u bë mishërim i politikës djallëzore të diskriminimit duke na treguar me gisht ne shqiptarëve.
Tha se çfarë po ndodhte në kufijtë e këtij vendi ishte pushtimin i Britanisë, na bëri pushtues sikur shqiptarët ishin ushtarë jo pjesë e masës njerëzore që sot i punon këto toka dhe ndërton në këtë toka. Zonja na quajtur pushtues sikur erdhëm të kërkonim kokën dhe kurorën e mbretëreshës, jo sikur erdhëm për të punuar duke ndihmuar edhe ekonominë britanike që vuan për punonjës.
Edhe shoferi që më solli sot mua këtu ka ardhur me kamion, ndërsa sot ka një kompani sigurie me të punësuar nga të gjitha kombet. Ai nuk ëhstë pushtues por kontributor”, tha ai.


Arena e Lajmit

“Shoferi që më solli këtu ka ardhur me kamion në Londër”, Rama: Ish-ministrja britanike na quajti pushtues! Ju jeni kontributor

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook