Po mbahet sot dita e tretë e aktivitetit të LDGSH dhe JHF mbi rolin e gruas në politikë dhe jo vetëm.
Në fjalën e tij, kryetari i i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se deputetet në Kuvend, aq më tepër ministret, nuk sjellin rezoluta për të mbrojtur të drejtat e grave apo fëmijëve, por se si të sanksionojnë opozitën.
Kryedemokrati foli mes të tjerash edhe në lidhje me dhunën ndaj grave që është shtuar, ndërsa u ndaj tek vrasja e qindra prej tyre, shumica të pajisura edhe me urdhër mbrojtjeje.
“Hendeku u pagave mes burrave e grave u ul në 2013, u afrua shumë me atë që ekziston në BE, përsëri pas vitit 2013 ky hendek u thellua pa ndërprerë dhe sot ka shkuar thuajse aty ku ishim.
Dhuna ndaj grave ka arritur një rritje të papranueshme, 160 gra të vrara në 10 vite kundër çdo tradite shqiptare. Shumë prej tyre ishin në mbrojtje ligjore, ndërsa aktet e dhunës janë rritur më shumë se 50 përqind.
Gratë deputete në Kuvend kanë sjellë rezoluta për të sanksionuar opozitën por jo për të mbrojtur të drejtat e grave dhe fëmijëve. Në pamje të parë kabineti ka numër më të madh grash se shumë kabinete të vendeve të tjera, por Shqipëria ka një fatkeqësi të madhe, ka kryeministrin më mizogen të Europës, shpërthimet mizogenike të të cilit nuk përmbahen as në publik. Ministret sillen njëlloj si të ishin në një kabinet sulltani duke i bërë elozhe njëra Skënderbe e tjetrioZeus, atëherë kupton presionin e madh mizogenik që pësojnë zonjat në mbledhjet e kabinetit dhe mjedise të tjera”, tha ai.
()