Mirlind Daku, sulmuesi i Shqipërisë, shkëlqeu në fitoren 3-0 të Rubin Kazan në kampionatin rus, ndaj Akron.
Ylli kuqezi realizoi dy gola, duke ndihmuar skuadrën për të marrë 3 pikët. Paraqitja e Dakut është vlerësuar me notën 9.5, ndërsa ai është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në Rusi.
26-vjeçari ka luajtur 15 ndeshje, ku ka realizuar 8 gola ndërsa ka dhuruar 3 asiste.
(J.S/)