Dyshohet se u mbështetën nga zyrtarë të drejtësisë, policë dhe gazetarë/ SPAK godet organizatën kriminale, përfundon në pranga Bujar Shega

SPAK godet një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtarë policie dhe gazetarë.

Nga 18 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green. Shega është prangosur në Milano.

Ndërkohë Suel Çela është një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë.

Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë marrë dokumente dhe prova të tjera.

Në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën masën e arrestit në shtëpi, në kuadër të aksionit “Plumbi i Artë 2”, ndërsa është caktuar masë e re sigurie për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni.

Në arrest shtëpie edhe dërguar avokatja e një prej anëtarëve të grupit të Suel Çelës. Me kërkesë të SPAK, gjykata ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje për 2 gazetarë.

SPAK njoftoi se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë është në vijim dhe po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare.

Goditja e organizatës kriminale ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc, si dhe provave të tjera të sjella nga autoritetet belge, të cilat kanë hetuar prej vitesh në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.


Arena e Lajmit

Dyshohet se u mbështetën nga zyrtarë të drejtësisë, policë dhe gazetarë/ SPAK godet organizatën kriminale, përfundon në pranga Bujar Shega

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook