Xherdan Shaqiri vijon të jetë protagonist absolut në kampionatin zviceran me Baselin e tij. Pavarësisht se tashmë në moshën 33 vjeçare, “the Shaq” vijon të magjeps me performancën e tij. Këtë të diele futbollisti nga Gjilani u bë protagonist i një triplete të shënuar, në sfidën që skuadra e tij Basel zhvillio ndaj miqve të Servete, për raundin e 15 të kampionatit zviceran. Kuqeblutë fituan 3-1 sfidën, me të tre golat që erdhën nga mëngjerashi 33 vjeçar.
Fillimisht një perlë e Shaqirit nga një goditje dënimi në hyrje të zonës së rreptësisë 5 minuta nga fundi i pjesës së parë i dhuroi avantazhin skuadrës së tij. Miqtë barazuan 10 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, por për të zgjidhur sfidën në favor të kuqebluve mendoi sërish Shaqiri. 2 gola të realizuar në kohën shtesë, i pari me 11 metërsh, bënë që skuadra vendase të dalë nga kjo javë me maksimumin e pikëve.
3 pikë shumë të rëndësishme që e ngjisin skuadrën e Baselit në krye të renditjes, me shpresën se ky do të jetë viti i duhur për të rikthyer titullin kampion te kjo skuadër e cila mungon prej sezonit 2021-2022.
Ndërkohë që me këto 3 gola, Shaqiri shkon në kuotën e 5 golave në renditjen e golashënuesëve, në 11 ndeshje. Ai gjithashtu numëron edhe 7 asiste në këtë sezon, duke qenë kështu lojtari lider i skuadrës së Baselit.