Konsultimi me Begajn, PS sugjeron 11 majin për zgjedhjet parlamentare: Të ketë më shumë kohë për votën e Diasporës

Partia Socialiste i propozon Presidentit të Republikës Bajram Begaj 11 majin për zgjedhjet parlamentare. Blendi Klosi, sekretari i përgjithshëm i PS tha se kjo datë është sugjeruar në mënyrë që të lihet më shumë kohë për votën e Diasporës.

“Propozuam datën 11 maj. T’ju lemë më shumë kohë emigrantëve”, tha sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi.

Presidenti Begaj vijon sot me konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve 2025. Ndërkohë që PD ka refuzuar, në Presidencë ishin përfaqësuesit e Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi. Pritet që më pas presidenti të ketë takim dhe me kreun e QZ-së Ilirjan Celibashi.


Arena e Lajmit

Konsultimi me Begajn, PS sugjeron 11 majin për zgjedhjet parlamentare: Të ketë më shumë kohë për votën e Diasporës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook