“Kur ka ndodhur që GJKKO të vendosë ndryshe nga çfarë kërkon SPAK”,  Bejko: Duhet të ketë prova përderisa…

Ish-Prokurori Bledar Bejko në emisionin “Open” në News24 duke komentuar operacionin e fundit të SPAK ku u lëshuan 21 urdhër-arreste, tha se ka treguar një nivel të lartë bashkëpunimi.

Bejko tha se kemi të bëjmë me goditjen e një organizate kriminale që përbën edhe formën më të lartë të organizimit të krimit, pasi më parë flitej për goditjen e grupeve të strukturuara kriminale.

Avokati Bejko tha se fakti që edhe ndaj dy gazetarëve ka një masë sigurie, mendoj se duhet të ketë një lloj prove, edhe pse do të ketë një hetim të thelluar.

Por Arben Hajdarmataj e pyeti avokatin Bejko që t’i përmendë një rast kur GJKKO ka vendosur ndryshe nga kërkesa e SPAK.

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, tha se në njërën anë flitet për organizatë kriminale, në anën tjetër kemi dy masa sigurie “detyrim paraqitje” për dy gazetarët.

Avokati Bejko tha se duke qenë se janë gazetarë kanë përcaktuar masa më të buta se sa përcaktohen në Kodin e Procedurës.

Por Hajdarmataj tha se për çfarë SPAK nuk jep informacione sot dhe e le për nesër.

Beçi tha se ky është momenti i parë që dy gazetarë akuzohen për korrupsion pasiv në sektorin privat.

“Po sot a i kanë çuar në GJykatë, çfarë kanë paraqitur aty? A kanë paraqitur provat? Për çfarë dyshohen këta gazetarë? “, tha Hajdarmataj.

 


Arena e Lajmit

“Kur ka ndodhur që GJKKO të vendosë ndryshe nga çfarë kërkon SPAK”,  Bejko: Duhet të ketë prova përderisa…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook