Tedi Blushi: Të nderuar pjesëmarrës. Të nderuar anëtarë të Partisë së Lirisë. Ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Sot kemi nevojë që të ngrihemi dhe të bëjmë gjënë e duhur që të mbrojmë lirinë e çdo qytetari dhe shoqërisë, nga burgosja e saj. Narko-regjimi i Ramës dhe narko-drejtësia e Dumanit kanë kaluar vijat e kuqe, duke shkatërruar opozitën. Presidenti i Partisë së Lirisë është rrëmbim politik dhe është vijim i grushtit të shtetit dhe duke përdorur skuadër të përzgjedhur prokurorësh e gjyqtarësh të nënshtruar. SPAK sot është kobure në dorë të Ramës dhe me urdhër të kryeministrit dhe të mafies politike e ka kthyer vendin me të burgosur politik. Dy rezoluta ndërkombëtare, të CDI dhe të PPE mbështetën kërkesat e opozitës. SPAK është vetëm hanxhar në duart e kryeministrit për të asgjësuar opozitën e vërtetë, që përfaqësohet sot nga Berisha dhe Meta.